Tuesday, December 23, 2014

Kohështrirja e Universit në vija të trasha.

  • 0: Big Bang. Koha dhe hapesira krijohen.
  • 10^-43 sekonda: Graviteti ndahet nga tre forcat fondamentale (elektromagnetizmi, forca e dobet dhe e forte nukleare).  Kjo eshte koha me e hershme qe fizikanet teorike kane arritur te analizojne deri me tani. Forca e forte dhe forca elektro e dobet vecohen menjehere me pas.
  • 10^-35 sekonda: Universi zgjerohet, kalon ne nje pershpejtim spektakolar te njohur si inflacion..Ky proces perfshin pjese te vogla rajonesh te hapesires dhe i shperthen ato ne volume me te medha dhe me pas duke i sheshuar gjate procesit.
  • 10^-6 sekonda: Grimcat fitojne mase.  Forcat elektro te dobeta  ndahen ne elektromagnetizem dhe forca te dobeta qe vezhgojme sot. Grimcat sub-atomike fitojne mase.
  • 1 sekond: Grimcat e para perbera.  Protonet dhe neutronet formohen nga nje “supe” shume e nxehte me kuarke dhe gluone.
  • 3 minuta: formohen elementet e pare (me se shumti hidrogjen dhe helium).Universi zgjerohet dhe ftohet aq shpejt sa elementet e rende nuk kane mundesi te krijohen.
  • 380,000 vite: Temperatura e Universit bie mjaftueshem qe protonet dhe neutronet te kapin elektrone. Gjithashtu, per here te pare, drita udheton lirisht ne hapesire dhe mjegulla e Universit pastrohet. Kjo drite mund te detektohet akoma sot si rrezatimi mikrovalor kozmik
  • 30 milion vite:  Yjet e pare ne Univers. Modelet kompiuterike sugjerojne se yjet e pare mund te jene formuar ne kete pike, bashke me krijimin e elementeve te rende.
  • 200 milion vite: Galaktika Udha e Qumeshtit  formohet.  Galaktika, ku ndodhet Toka, nuk u formua shume vone (ne terma kozmik) pas yjeve te pare.
  • 9 miliard vite: Sistemi Diellor formohet.  Disku i materialeve te lene mbrapa pas formimit te Diellit fillojne te behen jo-homogjene.
  • 10 miliard vite: Jeta ne Toke fillon. Efekti i rrezatimit te forte diellor ne “supen” me material organik te hershem mund te kete nxitur fillimin e jetes.
  • 11 miliard vite: Oksigjeni akumulohet ne atmosferen e Tokes. Gazi thelbesor per frymemarrjen e kafsheve shfaqet per here te pare.
  • 13.5 miliard vite: Njerezit e hershem evoluojne ne Afrike. Njerezit moderne shfaqen fillimisht ne kontinentin afrikan dhe kolonizojne pjesen tjeter te planetit.
  • 13.7 miliard vite: Ti po kontrollon kete liste. Origjina e Universit e shpjeguar ne pak fjale. 
Burimi: www.dummies.com/how-to/content/the-origins-of-the-universe-for-dummies-cheat-shee.html

No comments:

Post a Comment