Tuesday, December 23, 2014

Evolucioni per fillestaret

Nese diskuton rreth evolucionit, ose per gjithcka tjeter ne shkence, duhet te kuptosh kerkimin shkencor qe provon ose rrezon nje teori shkencore.


Permbledhje e procesit shkencor.
Para se shkencetaret te identifikojne dicka si teori, ata duhet te kene prova derrmuese nepermjet kerkimit shkencor. Cdo teori e mire eshte vetem nje eksperiment larg rrezimit te saj. Prandaj, shkencetaret duhet te jene te afte te imagjinojne disa rezultate qe do te shkaktonte refuzimin e saj, ose nxjerrjen false si teori; me pas ata duhet ta kontrollojne here pas here. Faktori qe e ben shkencen shkence ne procesin shkencor:

1.     Bej vezhgime ne natyre.

2.     Formulo hipotezen
Hipotezat sherbejne si pika e fillimit per shkencetaret, ndoshta eshte gabim, ose ndoshta i sakte. Celesi eshte te besh shume testime per ta vertetuar.

3.     Mbledh te dhena shtese per te testuar kete hipoteze.
Me mbledhjen e te dhenave ose mbeshtetet hipoteza jote, ose te detyron ta rishikosh ose ta braktisesh hipotezen.  Mbaj mendHipoteza qe sjellin shkencetaret duhet te jete e verifikueshme. Shkencetaret duhet te jene ne gjendje te imagjinojne nje seri rezultatesh qe mund ta rrezojne dhe pastaj te testojne idete e tyre.

4.     Vazhdo testimin (nese te dhenat nga hapi 3 mbeshtesin hipotezen tende) ose rishiko hipotezen dhe testo serish.
Pas informacionit derrmues  te mbledhur ne mbeshtetje te hipotezes mund te ngresh hipotezen ne nivelin e teorise.

5.     Nese, ne cdo kohe ne te ardhmen, te dhena te reja qe dalin bejne qe ti te rishikosh ose ta rrezosh teorine tende, atehere duhet te fillosh serish nga hapi 1.
Shkencetaret e vertete, asnjehere nuk i injorojne faktet  ose vezhgimet per te mbrojtur hipotezen ose teorine edhe nese ata i kane gjetur vete faktet.

Hapesira kohore e evolucionit: Pema e familjes hominide
Fosilet, per nje numer te gjere speciesh hominide, qe perfshijne primate pre-humane dhe primate humane, jane gjetur nga paleontologet. Ashtu sic tregohet ne kete tabele, specie hominide te ndryshme jane identifikuar nga mbetjet fosile.
Ne kete link ndodhet tabela perkatese:
http://www.dummies.com/how-to/content/evolution-for-dummies-cheat-sheet.html


Kuptimi i terminologjise se evolucionit.
Evolucioni eshte procesi nepermjet te cilit popullatat dhe specie ndryshojne gjate kohes dhe parimet e evolucionit shpjegojne diversitetin e jetes ne Toke dhe perse organizmat jane ne ate forme qe jane. Duhet te kuptosh evolucionin, sepse eshte parimi kryesor shkencor ne biologji:
  • Pershtatja: Ndryshimet qe vijne nga perzgjedhja natyrore.
  • Allele (plural alleles):  Sekuence specifike e ADN ne nje pozicion te caktuar te gjenit (locus) ne nje individ. Nje individ haploid ka nje alel ne cdo locus ndersa nje individ diploid ka dy alele ne cdo locus (nje ne secilin komplet kromozomesh) qe mund te jete e njejte ose e ndryshme.
  • Perzgjedhje artificiale:  Procesi i perzgjedhjes, kur njerezit kontrollojne se cilat karakteristika do te favorizohen, pershembull shumimi selektiv i lopeve qe prodhojne me shume qumesht per te krijuar gjeneraten tjeter te lopeve qumeshtore.
  • Kromozom: .Struktura qelizore qe permbajne ADN. Njerezi jane organizma diploide dhe kane 23 cifte kromozomesh.
  • Genomi diploid: Genomi i nje organizmi qe ka dy komplete kromozomesh. Ne organizmat me riprodhim seksual, prinderit diploide kontribuojne secili me nga nje komplet kromozomesh tek pasardhesi, duke prodhuar nje individ diploid te ri,  genomi i te cilit eshte kombinimi i ADN nga secili prind.  Shembuj organizmash diploide jane gjitaret, zogjte, shume bime, etj.
  • ADN (acidi deoksiribonukleik):  Nje molekule e gjate e perbere nga nga kater nen-njesi te ndryshme (nukleotide). Sekuenca e kater nukleotideve percakton tiparet specifike te individeve.  Nderkohe qe te gjitha organizmat e gjalla kane ADN si material gjenetik, disa (viruset) perdorin nje molekule te ndryshme (RNA, Acidi Ribonukleik), por procesi nga ana tjeter eshte i njejte.
  • Sekuenca e ADN:  Vendosja ekzakte e kater nukleotideve ne nje individ specifik.  Informacioni i sekuences mund te jete per te gjithe genomin ose vetem per nje vendodhje qe perben interes.
  • Evolucioni: Ndryshimi i perqindjes se tipareve te trasheguara (te trashegueshmet) ne nje grup me kalimin e kohes. Per evolucionin koha matet me breza dhe eshte nje nga arsyet perse bakteret evoluojne me shpejt se elefantet.
  • Teoria e evolucionit:  Fusha e kerkimit shkencor qe punon per te kuptuar proceset qe jane pergjegjese per ndryshimet evolutive qe vezhgojme dhe pasojat e atyre ndryshimeve.
  • Pershtatja:  Masa e aftesise se nje organizmi per te kontribuar ne brezin e ardhshem.
  • Gene: Njesia klasike e trashegimise qe drejton te gjitha tiparet qe kalojne nga prinderit tek pasardhesit. Termi paraprin botekuptimin se si procesi i te trasheguarit funksionon realisht duke perfshire ADN. Prandaj, ne artikujt shkencore, funksioni i gjenit kuptohet shume lehte dhe nese jo plotesisht e sakte qendron per locusin dhe alelet dhe identifikohet me sakte si njesia e trashegimise.
  • Variacioni gjenetik:  Faktore te ndryshem, shperthim vullkanesh, renie pemesh, ose rrezimi i avioneve, etj., ndikojne ne popullatat pasuese (pasardhesit).
  • Genome:  Shuma totale e te gjithe ADN se organizmit.
  • Genotipi:  Kombinimi specifik i aleleve qe nje organizimi i nje individi ka.  Genotipi nuk percakton direkt fenotipin (ose tiparet fizike) per shkak te efekteve mjedisore.
  • Genomi haploid:  Genomi i nje organizmi me nje komplet te vetem kromozomesh. Shembuj organizmash haploide jane bakteret dhe kerpudhat qe prodhohen aseksualisht (individet e rinj thjesht ndahen nga ekzistuesit). Individet diploide prodhojne gamete haploide (sperme dhe veze)
  • Locus: Vend i vecante genomin e nje organizmi ku ndodhet informacioni per nje tipar te vecante. Locusi per ngjyren e syve, pershembull, eshte vendi i genomit te nje organizmi qe ka sekuencen e ADN qe kontrollon ngjyren e syve.
  • Mutacionet: Ndryshimet ne nje sekuence te ADN te shkaktuar nga gabimet e replikimit te ADN ose per shkak te faktoreve qe mund te demtojne ADN (psh: rrezatimi).
  • Perzgjedhja natyrore:  Procesi i perzgjedhjes, kur mjedisi natyror eshte forca selektive.
  • Evolucioni natyror:  Evolucioni si rezultat i variacionit gjenetik, kur dy alele te ndryshme jane asnjanese ne perzgjedhje, nuk dallohen ne pershtatje, dhe ndryshimet ne frekuencat e tyre relative mund te shkaktohen vetem nga ngjarje te rastesishme.
  • Fenotipi:  Tiparet fizike qe nje organizem ka, ku perfshihet struktura e trupit, hapesira e kraheve, shpejtesia e vrapimit dhe keshtu me rradhe. Fenoptipi eshte produkt i genotipit dhe efekteve dhe te mjedisit.
  • Perzgjedhja: Kur nje karakter i vecante eshte i favorizuar ne te tille menyre sa organizmi qe e zoteron ate ka me shume mundesi ta kaloje tek pasardhesit e brezit tjeter. Nese karakteri nen perzgjedhje eshte i trashegueshem, atehere frekuenca e perseritjes se ketij karakteri ne brezat e ardhshem rritet.
  • Formimi i specieve te reja (ne anglisht eshte ”Speciation”): . Kur nje grup individesh ne nje specie evoluojne ndryshe nga pjesa tjeter e species con ne akumulimin e mjaftueshem  te materialit gjenetik duke parandaluar dy grupet per t’u kryqezuar.

http://www.dummies.com/how-to/content/evolution-for-dummies-cheat-sheet.html


Cilat prova e mbeshtesin Teorine e Evolucionit?
By Rene Fester Kratz from Biology Workbook For Dummies

Qe kur Darvini propozoi idete e tij per evolucionin biologjik  dhe perzgjedhjen natyrore, linja te ndryshme kerkimi nga dege te ndryshme te shkences kane sjelle prova per te mbeshtetur besimin e tij se evolucioni biologjik ndodh per shkak te perzgjedhjes natyrore.
Per shkak te te dhenave te shumta qe e mbeshtesin idene e evolucionit biologjik nepermjet perzgjedhjes natyrore dhe per shkak se asnje prove shkencore nuk eshte gjetur te provoje se kjo ide eshte false, kjo ide konsiderohet si “teori shkencore”. Shume prova mbeshtesin teorite shkencore dhe ato zakonisht pranohen nga shumica e shkencetareve.
Here’s a brief summary of the evidence that supports the theory of evolution by natural selection:
Ketu eshte nje permbledhje e shkurter e provave qe e mbeshtesin teorine e evolucionit nepermjet perzgjedhjes natyrore:
  • Biokimia e e te gjitha gjallesave ne Toke eshte cuditerisht e ngjashme, duke treguar se te gjithe organizmat ne Toke ndajne nje paraardhes te perbashket
  • Anatomia krahasuese eshte krahasimi i strukturave  te gjallesave te ndryshme.  Figura krahason skeletet e njerezve, maceve, balenave dhe lakuriqit te nates, duke treguar se sa te ngjashme edhe pse keto kafshe bejne nje jete unike te tyren dhe jetojn e ne mjedise krejt te ndryshem.  Shpjegimi me i mire per ngjashmerite eshte eshte se keto skelete nga specie te ndryshme ne Toke kane evoluar nga nje paraardhes i perbashket.
(Figura perkatese ndodhet ne linkun e burimit, poshte)
  • Biogjeografia, studimi i gjallesave neper bote, ndihmon te forcoje teorine e Darvinit per evolucionin biologjik.  Ne thelb, nese evolucioni eshte i vertete, grupe te ndryshem organizmash qe jane te  afert  gjenetikisht do te mblidheshin ne grupe me njeri-tjetrin, sepse organizmat e afert kane ardhur nga nje paraardhes i perbashket. Nga ana tjeter, nese evolucioni nuk eshte i vertete, nuk ka asnje arsye perse grupe te afert (gjenetikisht) organizmash te gjenden afer njeri-tjetrin. Kur, biogjeografet studiojne shperndarjen e organizmave te gjalla sot ose ato qe kane jetuar me pare (nga fosilet), gjejne se shperndarja eshte bere ne ate menyre qe reflekton lidhjen gjenetike midis tyre.
  • Embriologjia krahasuese krahason embrionet nga organizma te ndryshem. Embrionet e shume kafsheve, nga peshku tek njerezit tregojne ngjashmeri, te cilat sugjerojne se kemi nje paraardhes te perbashket.
  • Biologjia molekulare fokusohet ne strukturen dhe funksionin e molekulave qe formojne qelizat. Biologet molekulare kane krahasuar sekuencat e gjeneve midisi specieve duke treguar ngjashmeri edhe midis organizmave shume te ndryshem.
  • Paleontologjia eshte studimi i jete parahistorike nepermjet fosileve.  Te dhenat fosile (te gjitha fosilet qe jane gjetur dhe informacioni qe eshte fituar nga ata) tregojne dhena te detajuara te ndryshimeve te gjallesave gjate kohes.
  • Shembuj modern te biologjise se evolucionit mund te maten nepermjet studimit te rezultateve te eksperimenteve shkencore qe masin ndryshimet evolucionare te popullatave te organizmave qe jane gjalle sot.
  • Datimi me radioizotope vlereson moshen e fosileve dhe te gureve te tjere duke analizuar izotopet ne gure. Izotopet jane forma te ndryshme te atomeve qe perbejne Token. Disa izotope, quhen izotope radioaktive,  leshojne grimca me kalimin e kohes dhe ndryshojne ne elemente te tjere.Shkencetaret e dine shkallen e zberthimit radioaktiv qe ndodh, keshtu qe ata mund te analizojne elementet qe ndodhen ne shkembinj. Datimi me radioizotope  tregon se Toka eshte 4.5 miliard vjet e vjeter, e cila eshte mjaftueshmerisht e vjeter per te lejuar shume ndryshime te specieve ne Toke nepermjet evolucionit biologjik.

 Per secilen pike me siper:
1.     Nje fosil i quajtur Archaeopteryx ka shume karakterika te ngjashme me zvarraniket, zogjte dhe tregon pranine e puplave.
2.     Kodi Gjenetik i te gjitha gjallesave ne Toke eshte i shkruajtur ne te njejtet blloqe kimike.
3.     Disa gjene nga bakteri E. Coli kane sekuenca te ngjashme me gjenet e njeriut.
 4.     Me 1940 infeksionet nga bakteria Staphylococcus aureus  u trajtua me sukses me peniciline. Sot, ekzistojne popullata qe jane komplet rezistente ndaj penicilines natyrale, gjithashtu edhe ndaj penicilines se modifikuar, si methicilin. Keto popullata, te quajtur MRSA jane nje sfide e vertete per profesionistet moderne te mjekesise.
5.     Balenat kane kocka te vogla te padobishme ne pjesen e pasme te trupit te tyre dhe jane shume te ngjashme me kockat kembeve te vertebroreve.
6.     Embrioni njerezor ka verza te hapura si ato te peshqve (peshqit i ruajne gjate zhvillimit, ndersa njerezit jo)
7.     Gjitaret marsupiale (gjitaret si kanguri qe i mbrojne te vegjlit ne “xhep”) jetojne vetem ne disa vende ne bote sot, Australi, Afrike e Jugut dhe ne disa pjese te Amerikes se Veriut. Megjithese Austrialia eshte mijera milje larg nga Amerikat. Ne te kaluaren tre kontinentet ishin te bashkuar si nje mase gjigante toke.
8.     Fosilet per jeten e hershme ne Toke, te cilat duken si qeliza bakteriale, vleresohen nga shkencetaret rreth 3.5 miliard vjet te vjetra.
www.dummies.com/how-to/content/what-evidence-supports-the-theory-of-evolution.html

Perkthyer nga: Genti Mingla

No comments:

Post a Comment