Shkenca eshte nje qasje sitematike dhe logjike per te zbuluar se si funksionon Universi. Gjithashtu eshte njohuria e mbledhur nepermjet zbulimeve te te gjitha fenomeneve ne Univers.
Fjala "shkence" eshte e derivuar nga fjala latine "scientia" qe eshte njohuri e bazuar ne te dhena te demonstrueshme dhe te riprodhueshme, sipas fjalorit Merriam-Webster. Sipas ketij perkufizimi shkenca synon rezultate te matshme nepermjet testimit dhe analizes. Shkenca eshte e bazuar ne fakte dhe jo ne opinione apo preferenca. Procesi i shkences eshte i dizenjuar per te sfiduar idete nepermjet hulumtimit. Nje aspekt i rendesishem i procesit shkencor eshte se fokusohet vetem ne boten natyrore, sipas Universitetit te Kalifornise. Gjithcka qe konsiderohet mbinatyrore nuk perputhet me perkufizimin e shkences.
Metoda shkencore.
Gjate zhvillimit te nje hulumtimi shkencetaret perdorin metoden shkencore per te mbledhur te dhena empirike te matshme ne eksperimentin qe lidhet me hipotezen dhe rezultatet synojne te mbeshtesin ose te kundershtojne teorine.
Hapat e metodes shkencore jane pak a shume keshtu:
1. Bej nje vezhgim ose vezhgime
2. Bej pyetje rreth vezhgimeve dhe mblidh informacion.
3. Formo nje hipoteze, nje pershkrim paraprak e asaj qe eshte vezhguar, dhe bej parashikime te bazuara ne ate hipoteze.
4. Testo hipotezen dhe parashikimet ne nje eksperiment qe mund te riprodhohet.
5. Analizo te dhenat dhe nxirr perfundime; prano ose refuzo hipotezen ose modifikoje nese eshte e nevojshme.
6. Riprodhoje eksperimentin derisa te mos kete mosperputhje ndermjet vezhgimeve dhe teorise. "Riprodhueshmeria e eksperimenteve te publikuara eshte themeli i shkences. Pa riprodhueshmeri nuk ka shkence".
Disa nga pikat kryesore te metodes shkencore:
Hipoteza duhet te jete e testueshme dhe e falsifikueshme. Kjo e fundit do te thote se duhet te kete pergjigje te mundshme negative per hipotezen.
Hulumtimi duhet te perfshije arsyetimin deduktiv dhe induktiv. Arsyetimi deduktiv eshte procesi i perdorjes se premisave te verteta per te arritur nje perfundim logjik, ndersa arsyetimi induktiv ndjek qasjen e kundert dhe eshte me i preferuar ne shkence per shkak se arsyetimi deduktiv shpesh here mund te coje ne falsitet logjik.
Eksperimenti duhet te perfshije nje grup eksperimentues dhe nje grup kontrollues. Ky i fundit krahasohet me grupin eksperimentues.
Te dyja fjalet teori dhe ligj kane kuptime te ndryshme.
Ne shkence, kuptimet e tyre jane shume te ngjashme. Nje teori eshte nje shpjegim qe mbeshtetet nga “nje trup i konsiderueshem provash”, ndersa ligji eshte nje komplet rregullash te shprehura me “formulime matematikore”. Prandaj ligjeve te Newton-it per levizjen iu referohen si “ligje” dhe jo “teori”. Keto ligje jane shprehur me ekuacione te thjeshte (p.sh. f = ma per Ligjin e Dyte te Levizjes). Evolucioni dhe pjesa me e madhe e biologjise nuk mund te shprehet me ekuacione koncize matematikore, prandaj i referohen si teori. Nje ligj shkencor nuk eshte me i “mire” apo “me i sakte” se sa nje teori shkencore. Nje ligj shpjegon cfare do te ndodhe nen kushte te caktuara, ndersa teoria shpjegon si do te ndodhe.
Referencat:
LiveScience
Kennesaw State University
No comments:
Post a Comment