Cfare eshte evolucioni?
[References: Wikipedia: Evolution]
Cfare eshte perzgjedhja natyrore?
Perzgjedhja natyrore eshte nje nga mekanizmat qe drejton evolucionin. Karakterizohet gjeresisht si “mbijetesa e me te fortit”, megjithese nuk eshte pershkrimi me i sakte. Eshte tendenca e gjallesave qe jane me te pershtatura me mjedisin per te patur nje shans me te madh per t’u riprodhuar ne krahasim me ato qe nuk jane. Pershembull, ne nje mjedis te ftohte nje kafshe me shume qime ka me shume mundesi te riprodhohet se sa nje kafshe pa qime, perderisa kafsha pa qime do te vdese me shpejt.
[ References: Wikipedia: Natural Selection ]
A nuk eshte evolucioni thjesht nje teori?
Evolucioni kritikohet shpesh nga kundershtaret se eshte “vetem nje teori”. Ky argument eshte vecanerisht i zakonshem ne Amerike, ku fjala “teori” zakonisht nenkupton nje ide te paprovuar. Sidoqofte, ne shkence nje Teori eshte shkalla me e larte e sigurise. Graviteti eshte “thjesht nje teori”. Orbitimi i Tokes rreth Diellit eshte “thjesht nje teori”. Me perkufizim, nje "Teori Shkencore" eshte nje hipoteze qe i ka qendruar testimit rigoroz dhe eshte e mirembeshtetur ne fakte. Ka prova derrmuese per evolucionin biologjik, ashtu sic ka prova derrmuese per gravitetin.
[ References: Talk Origins: Evolution is a Fact and a Theory ]
Perse nuk konsiderohet evolucioni ligj?
Ky problem shpesh e ben konfuz publikun e gjere, por te dyja fjalet teori dhe ligj kane kuptime te ndryshme. Ne shkence, kuptimet e tyre jane shume te ngjashme. Nje teori eshte nje shpjegim qe mbeshtetet nga “nje trup i konsiderueshem provash”, ndersa ligji eshte nje komplet rregullash te shprehura me “formulime matematikore”. Prandaj ligjeve te Newton-it per levizjen iu referohen si “ligje” dhe jo “teori”. Keto ligje jane shprehur me ekuacione te thjeshte (p.sh. f = ma per Ligjin e Dyte te Levizjes). Evolucioni dhe pjesa me e madhe e biologjise nuk mund te shprehet me ekuacione koncize matematikore, prandaj i referohen si teori. Nje ligj shkencor nuk eshte me i “mire” apo “me i sakte” se sa nje teori shkencore. Nje ligj shpjegon cfare do te ndodhe nen kushte te caktuara, ndersa teoria shpjegon si do te ndodhe.
[ References: Kennesaw State University: Scientific Laws and Theories ]
A eshte vezhguar ndonjehere evolucioni?
Po. Evolucioni eshte vezhguar ne laborator (semundjet qe pershtaten duke u bere me rezistente ndaj ilaceve) dhe ne natyre (specie te reja nga lulet, minjte, insektet etj. qe zhvillohen).
[ References: TalkOrigins: Observed Instances of Speciation, TalkOrigins: Some More Observed Speciation Events ]
A nuk eshte evolucioni teresisht i rastesishem?
Nderkohe qe eshte e vertete se tipare te reja mund te shfaqen nepermjet akumulimit te mutacioneve te vogla gjenetike te rastesishme nga ana tjeter eshte procesi jo i rastesishem i Perzgjedhjes Natyrore qe percakton se cilat tipare do te mbahen dhe cilat do te zhduken. Pershembull, mutacionet e rastesishme mund te shkaktojne qe nje keter kaf te linde kelyshe te bardhe. Por, nese ky keter jeton ne peme me ngjyre kafe ngjyra e tij do te dallohet shpejt nga grabitqaret. Ketri i bardhe nuk do te jetoje mjaftueshem sa per t’u riprodhuar dhe te kaloje keshtu tiparet e tij ne brezin pasardhes. Ne kete mjedis natyra perzgjedh ketrat me ngjyre kafe dhe jo te bardhet. Nese procesi do te ishte i rastesishem, atehere ketrat e bardhe do te mbijetonin po aq mire sa edhe ketrat ngjyre kafe.
A nuk shkaktojne vetem probleme mutacionet dhe nuk krijojne informacion te ri?
Ndonese eshte e vertete se shume mutacione shkaktojne probleme per organizmin, ndonjehere vdekjeprurese, jo te gjithe mutacionet jane te demshme. Shume mutacione shkaktohen nga gabimet “single-point” nga kopjimi i fijes se DNA. Pershembull, nje fije e ATAGC mund te ndryshoje ne ATATC. Kjo mund te kete tre efekte te medha: efekt demtues, efekt pozitiv ose pa efekt fare. Efektet e demshme, ato qe kercenojne mbijetesen e organizmit, nuk do te akumulohen, sepse ato do ta vrasin organizmin perpara se te kete shanse te riprodhohet. Anasjellas, mutacioni qe nuk shkakton asnje efekt ose pozitiv do te akumulohet ne genomin e popullsise. Keshtu funksionon Perzgjedhja Natyrore. “Perzgjedh” efektet pozitive ne genom, sepse vetem ndryshimet pozitive do te akumulohen dhe shtojne pjese te medha te reja te ADN njekohesisht.
Per me shume informacion shiko dublikimi i genomik: www.evolutionfaq.com/faq/how-does-evolution-cause-increases-genetic-information-required-go-single-celled-life-complex-an
[ References: TalkOrigins: Mutations adding information ]
Si e shkakton evolucioni rritjen ne informacionin gjenetik qe kerkohet per te kaluar nga jeta njeqelizore tek kafshet komplekse?
Kjo arrihet nepermjet procesit te quajtur Dublikimi i Gjenit, i cili besohet te luaje nje rol te rendesishem ne evolucion. Per shkak te nje gabimi gjate miozes organizmi mund te perfundoje me dy kopje te te njejtit gjen. Pasi ndodh kjo, mekanizmat e zakonshem te pikes se mutacionit dhe perzgjedhjes natyrore mund te evoluojne njeren nga kopjet duke e koduar ne dicka plotesisht te re, duke ruajtur nderkohe gjenin origjinal. Per te testuar se sa shume mund te ndodhe dublikimi i gjenit nje eksperiment u performua me 1998. Pas vetem 450 gjeneratash u zbulua se gjenet “hexose transport” ishin dublikuar shume here.
[ References: TalkOrigins: Mutations adding information, Wikipedia: Gene Duplication ]
A nuk jane shanset e formimit te jetes ne menyre te rastesishme me pak se nje ne trilion?
Ky pretendim –eshte i bazuar ne llogaritjen e te gjithe miliona molekulave qe ndodhen ne nje qelize te vetme per te formuar rastesisht nje qelize. Asnje shkencetar nuk beson se jeta eshte formuar ne kete menyre. Ne vend te kesaj shumica e teorive te “abiogjenezes” fillojne me molekula te thjeshta qe vete replikohen dhe qe mund te jene formuar ne menyre te natyrshme. Besohet se keto molekula vete-replikuese kane formuar format e hershme te ADN-se. Pas mijera vjetesh pershtatjeje te gjitha te drejtuara nga procesi jo i rastesishem i Perzgjedhjes Natyrore u zhvilluan mikrobet e para.
Per shpjegime me te hollesishme per perfshirjen e matematikes, iu lutem shikoni artikullin ne kete website: www.evolutionfaq.com/articles/probability-life
[ References: Probability of Abiogenisis Calculations (Talk Origins) ]
Si mund te kete evoluar ADN-ja?
Perderisa nuk ka prove direkt te fosileve per evolucionin e ADN-se (per shkak te permasave dhe brishtesise se saj) shkencetaret kane teorizuar per origjinen e saj bazuar ne prova te verifikuara ne laborator. Nje teori eshte keshtu: ADN fillon si nje peptid vete-replikues me shume mundesi duke permbajtur me shume se 32 aminoacide, te cilat formohen ne menyre te natyrshme (paksa lehte) ne oqeanet e hershem te Tokes.
Pasi eshte arritur vete-replikimi forcat e Perzgjedhjes Natyrore e marrin persiper procesin. Pershembull, ato molekula qe ishin te mbrojtura nga elementet mbijetuan me gjate dhe u riprodhuan me shume. Keshtu, cdo molekule qe e gjeti veten ne nje fluske lipidesh, te cilat gjithashtu formohen ne menyre te natyrshme, do te kishte shanse me te medha per t’u riprodhuar. Pas shume hapash te njepasnjeshem fluskat e lipideve perfundimisht behen membrana qelizore dhe molekula ADN-je.
Per me shume te dhena per probabilitetin e formimit te jetes lexoni kete artikull:www.evolutionfaq.com/articles/probability-life
[ References: Evolution of DNA, Probability of Abiogenisis Calculations (Talk Origins) ]
A kane krijuar jete ndonjehere ne laborator shkencetaret?
Deri ne kohen qe eshte shkruajtur ky artikull, jo, shkencetaret nuk kane krijuar kurre jete qelizore ne laborator nga fillimi. Thjesht nuk ekziston teknologjia qe kerkohet per te manipuluar molekulat me ate precizion qe kerkohet per te krijuar te gjitha funksionet e brendshme te nje qelize duke e ndertuar atom pas atomi.
Sidoqofte, shume nga blloqet e rendesishme te jetes jane krijuar vertete ne laborator, duke perfshire aminoacidet, molekulat ARN vete-replikuese, vete-ngjitese dhe flluska lipidesh vete-replikuese (pershembull membrana qelizore), te cilet jane hapa te thelle drejt arritjes se qellimit, kur nje dite do te krijohet nje jete e plote sintetike.
[ References: Life As We Know It Nearly Created in Lab - Live Science, Wikipedia: Miller-Urey Experiment ]
Cfare jane te dhenat e fosileve?
Te dhenat fosile i referohen vendosjes se fosileve per gjate shtresave te Tokes. Fosilet me te vjetra jane te groposura me thelle se sa fosilet e rinj. Shkencetaret studiojne vendosjen e fosileve si udherrefyes per te percaktuar se kur kane ekzistuar format e jetes dhe si ka evoluar. Pershembull, ne e dime se bimet me lulezim kane evoluar nga bimet pa lulezim, sepse ne te dhenat fosile ne shohim fosile qe behen gjithmone me primitive sa me thelle qe shkojme derisa zhduken te gjitha. Nuk ka lule pertej nje niveli te caktuar. Kjo na tregon se bimet me lulezim evoluan nga bimet pa lulezim dhe me pas filluan te diversifikojne vetveten. Ky lloj progresi eshte gjetur nepermjet te dhenave fosile.
[ References: Wikipedia: Fossil Record ]
Perse nuk ka me teper fosile te ndermjetme?
Fosilet e ndermjetme formojne uren ne hapesiren midis dy specieve. Per shkak te veshtiresive ne krijimin e fosileve ne radhe te pare dhe per shkak te faktit se speciet e reja formohen shume shpejt dhe ne grupe te vogla, fosilet e ndermjetme mund te jene te rralla ne te dhenat fosile. Sidoqofte, edhe pse ne keto rrethana, ka me mijera fosile te ndermjetme te njohura ne shkence, duke perfshire ato qe ilustrojne evolucionin e peshkut modern, tranzicioni i te cileve ne amfibe, amfibet ne reptile, reptilet ne zogj, reptilet ne gjitare dhe evolucioni i qenies njerezore (si shume specie te tjera).
Per me shume informacion klikoni faqet:
fossils:http://www.evolutionfaq.com/videos/transitional-fossils
examples:http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_transitional_fossils
[ References: Wikipedia: List of Transitional Fossils, TalkOrigins: Transitional Vertebrate Fossils FAQ, TalkOrigins: 29+ Evidences for Macroevolution ]
Nese njeriu ka evoluar nga majmunet perse ka akoma majmune?
Se pari, njeriu nuk ka evoluar nga majmunet e sotem. Njeriu dhe majmunet e sotem ndajne nje paraardhes te perbashket, i cili eshte zhdukur. Sidoqofte, pyetja vjen nga mungesa e te kuptuarit se si evolucioni funksionon. Evolucioni nuk eshte nje vije e drejte, ku popullata te tera ndryshojne te gjitha ne te njejten kohe ne specie te reja. Zakonisht, nje grup i vogel vecohet tutje nga nje popullate dhe fillon te evoluoje ne menyre te pavarur nga grupi i burimit. Grupi i burimit nuk ka perse te zhduket dhe zakonisht nuk preket nga zhvillimet ne grupin e vogel. Kjo quhet “Allopatric Speciation” dhe eshte vetem nje nga menyrat, me te cilen speciet e reja mund te evoluojne. Nuk ekziston asgje ne teorine e evolucionit qe thote se popullata e burimit (origjines) duhet te zhduket qe speciet e reja te evoluojne.
[ References: Wikipedia: Allopatric Speciation, Wikipedia: Speciation Modes ]
C’mund te themi per hallkat qe mungojne?
Koncepti “hallkat qe mungojne” midis njerezve dhe majmuneve vjen nga shekulli i XIX, kur te dhenat fosile ishin te paplota. Hapesira te medha ndanin speciet, duke hedhur dyshime per teorine e evolucionit. Por, ne 130 vitet e fundit nje bollek me fosile jane zbuluar duke i ngushtuar hapesirat midis specieve. Fosili Australopithecus afarensis i njohur si “Lucy” konsiderohet nje fosil celes qe krijon uren midis njerezve dhe hominideve primitive.
[ References: Wikipedia: Astralopithecus afarensis ]
A mund te besosh ne Zot dhe ne evolucion ne te njejten kohe?
Sigurisht. Shume besime e pranojne evolucionin si shpjegim per nivelin e tanishem te biodiversitetit, zakonisht duke percaktuar se nje krijues dizenjoi Universin fillimisht ose drejtoi procesin e evolucionit. Ne fakt, me 1996, Papa John Paul II riafirmoi pozicionin e Kishes Katolike se evolucioni nuk eshte ne konflikt me Krishterimin. Evolucioni nuk bie ne kontradikte me filozofine e Bibles, Torah, Kuranit apo cdo tekst tjeter fetar.
[ References: TalkOrigins: God and Evolution, TalkOrigins: Interpretations of Genesis ]
A e terhoqi mbrapsht Darvini evolucionin ne shtratin e vdekjes?
Darvini ishte shume krenar per zbulimet e tij shkencore dhe ka shume pak mundesi qe ai te kete hequr dore nga keto. Nuk ka as edhe nje prove qe te mbeshtese kete histori dhe vajza e Darvinit, e cila ishte prane shtratit te vdekjes se babait te saj, e refuzoi kete pretendim. Por, edhe nese eshte e vertete, nuk do te kishte rendesi. Evolucioni biologjik eshte provuar shume here eksperimentalisht. Vlefshmeria e nje teorie matet se sa eshte e mbeshtetur nga faktet dhe jo se kush e beson ate.
[ References: Darwin's Deathbed Conversion - a Legend? (Mitchell, 2009) ]
A po evoluojne njerezit drejt humbjes se gishtit te vogel?
Jo, kjo eshte pak a shume “perralle e vjeter e grave”. Gishti yne me i vogel do te qendroje. Kjo eshte per shkak se organizmat nuk humbasin thjesht tiparet ose “shtojcat” vetem se ato nuk jane me te dobishme. Do te duhej te kishte nje kercenim per mbijetesen ose riprodhimin tone, si pasoje direkte e te paturit te gishtit te vogel. Ne kete skenar, individet te lindur me gishtin e vogel do te kene avantazh ndaj atyre me gishta me te gjate. Gjate shume gjeneratave kjo mund te shkaktoje qe gishti i vogel te behet gjithmone e me i vogel derisa te zhduket.
Ne kete menyre i humben balenat kembet e tyre te vogla te fshehura, pershembull. Nje balene me aerodinamike noton me shpejt dhe keshtu shmang grabitqaret dhe e kap ushqimin me lehtesi me te madhe. Kjo beri qe kembet e tyre te behen gjithmone e me te vogla derisa virtualisht u zhduken (megjithese ne skelete mund t’i shohesh akoma).
A eshte e vertete se shumica e shkencetareve nuk e besojne evolucionin?
Jo. Sipas revistes Newsweek 99.95% e shkencetareve amerikane te jetes dhe tokes e pranojne evolucionin si fakt. Sondazhet e Gallup tregojne se 95% e te gjithe e te gjithe shkencetareve e pranojne evolucionin, megjithate duhet te kihet parasysh se kjo perfshin edhe shkencetaret qe studiojne ne fusha qe nuk lidhen me evolucionin, si pershembull shkenca kompiuterike, inxhinieri, etj. Pjesa me e madhe e shkencetareve e pranojne evolucionin si fakt.
[ References: Public Beliefs About Evolution and Creation, TalkOrigins: Scientists Reject Evolution? ]
Sa e vjeter eshte Toka?
Bazuar ne dhenat eksperimentale nga teknika datimi te pavarura ne dime se Toka eshte afersisht 4.55 miliard vjet e vjeter.
[ References: Talk Origins: The Age of the Earth ]
A nuk eshte datimi me karbon i dyshimte?
Datimi me radiokarbon eshte vetem nje nga shume teknikat e datimeve “radiometrike”. Megjithese ndotja ne laborator mund te ndodhe vetem ne raste shume te rralla datimi radiometrik mbetet metoda me e besueshme dhe me e sigurte per te percaktuar moshen e nje mostre. Teknika mbeshtetet ne shkallen e zberthimit konstant te elementeve te ndryshem radioaktive ne moster. Pershembull, datimi me rubidium-strontium mbeshtetet ne zberthimin e rubidium-87 ne strontium-87. Rubidium-87 ka gjysem-kohen e zberthimit 50 milion vjet (sasia e kohes per gjysmen e mases se tij qe te zberthehet ne strontium). Duke perdorur kete, shkencetaret masin sasine e rubidiumit dhe strontiumit ne moster per te percaktuar moshen e saj.
[ References: Wikipedia: Radiometric Dating ]
A nuk e cenon Evolucioni Ligjin e Dyte te Termodinamikes?
Ligji i Dyte shpreh se: “Ne nje sistem te mbyllur, ne te cilin energjia nuk mund te hyje, entropia nuk do te zvogelohet.” Perderisa entropia i referohet zakonisht c’rregullsise, ky ligj duket sikur nenkupton se rregulli nuk mund te dale nga c’rregullsia. Si mund te formohej ne menyre natyrale jeta qe eshte shume e rregullt atehere? Pergjigjja eshte e thjesht jeta nuk eshte nje sistem i mbyllur. Energjia shtohet ne menyre konstante ne Toke nga Dielli, i cili furnizon bimet, nga te cilat furnizohen forma te tjera jete. Ne kete menyre bimet, pershembull, mund te kene me shume energji se sa farat nga te cilat ato kane mbire. Por, jeta nuk eshte i vetmi shembull i rregullit nga c’rregullsia. Floket e bores, kristalet, drita, rrufete dhe dunat e reres jane te gjithe shembuj se si forma jo te gjalla lende organizohen ne struktura me komplekse.
[ References: TalkOrigins: Five Major Misconceptions about Evolution ]
Cfare eshte projektimi inteligjent?
Kjo ka qene pyetja e nje debati te nxehte neper media, shkolla dhe ne shume kisha. Sipas autorit Michael Behe ka struktura te caktuara ne Univers, te cilat i quan "irreducibly complex", per te cilat ai pohon se nuk mund te jene evoluar natyralisht. Ndermjet shembujve te tjere ai jep bacterial flagellum dhe syrin. Nese eshte e vertete keto mund te jene prove per nje “projektim inteligjent”.
Sidoqofte, pjesa me e madhe e komunitetit te shkencetareve e konsideron “projektimin inteligjent” si pseudoshkence ose “junk science”. Strukturat qe Behe dhe te tjeret japin si shembuj kane provuar historine evolucionare. Pershembull, shiko evolucionin e syrit (www.wimp.com/eyeevolution/) ne videon e kesaj faqeje. Se fundmi ne procesin gjyqesor te famshem Dover (Dover Trial, te cilin mund ta lexoni ne linkun perkates:www.en.wikipedia.org/wiki/Kitzmiller_v._Dover_Area_School_District) gjykata vendosi se “pretendimi i profesor Behe’s per “irreducible complexity” eshte refuzuar nga “peer-reviewed research papers” dhe eshte refuzuar nga komuniteti shkencor ne pergjithesi.
Deri me sot nuk ka patur kurre asnje prove qe te jete pranuar nga komuniteti shkencor per “projektimin inteligjent”
[ References: Wikipedia: Intelligent Design, Wikipedia: Irreducible Complexity ]
A eshte syri teper kompleks per te evoluar natyralisht?
Argumentohet shpesh se syri eshte kaq kompleks sa nuk mund te kete evoluar natyralisht. Idea eshte se syri me vetem “gjysmen” e pjeseve ne vend nuk mund te funksionoje, prandaj evolucioni nuk mund ta kete favorizuar kurre ate dhe sa me kompleks ta kemi syrin aq me e pamundur eshte qe te kete evoluar.
Sidoqofte, evolucioni i syrit eshte studiuar ne menyre te zgjeruar dhe historia e tij eshte pak a shume e percaktuar. Se pari, ishin qeliza te ndjeshme ndaj drites, te cilat thjesht tregonin se nga cila ane ishte Dielli. Nje gjurme e lehte te jep sensin e drejtimit te mundshem. Mukusi ne nje grope fokuson driten. Nese mukusi forcohet kemi lente me te pershtatshme dhe keshtu me radhe.
Ne fakt, cdo faze e zhvillimit te syrit eshte akoma rrotull neper Toke sot. Nje sy i kermillit eshte me pak se “gjysma” e syrit te njeriut, por i sherben kermillit mjaftueshem per te mbijetuar.
Per evolucionin e syrit shikoni kete video: www.wimp.com/eyeevolution/
[ References: Wikipedia - Evolution of the Eye ]
A nuk eshte e vertete se bacteria flagellum nuk mund te kete evoluar?
Ky qendrim mbahet zakonisht nga mbeshtetesit e “projektimit inteligjent”, por thjesht nuk eshte i vertete. Ky argument vazhdon nga momenti qe flagellum (struktura e ngjashme me bishtin qe shume baktere i ndihmon te “zhyten”) eshte nje “makine” shume komplekse qe nuk mund te kete evoluar natyralisht. Kjo eshte per shkak nese i heq njeren nga proteinat qe perben motorin e flagellum nuk mund te funksionoje me (pretendimi i kreacionisteve).
Sidoqofte, kjo video e tregon shume bukur (www.youtube.com/watch?v=SdwTwNPyR9w) se flagellum funksionon edhe me pak proteina, jo thjesht si flagellum. Cdo pjese e flagellum eshte e perbere tashme nga proteinat ne qelize duke performuar funksione te tjera. Ky eshte nje nder aspektet me interesante te evolucionit: pershtatja mund te ndryshoje rolet ose te kombinohet me pershtatje te tjera per te performuar role te rinj.
[ References: Irreducible Complexity (bacterial flagellum) debunked [Video],Wikipedia: Evolution of Flagella ]
A nuk eshte evolucioni thjesht nje religjion tjeter qe kerkon besim?
Jo. Religjioni eshte nje komplet besimesh i bazuar ne supernatyroren, e cila nga perkufizimi eshte e patestueshme ose e pamundur per t’u hedhur poshte (ose “te paraverifikueshme”). Besimi, ne kuptimin fetar, mund te pershkruhet si “besim pa prova”. Asnje aspekt i shkences nuk funksionon ne kete menyre, perfshire edhe Teorine e Evolucionit.Te gjitha teorite shkencore jane shqyrtuar nepermjet eksperimenteve pergjate viteve dhe jane te gjitha te verfikueshme. Pershembull, Teoria e Gravitetit mund te provohet si false nese nje shkencetar mund te sajoje nje eksperiment, ku dy trupa te mos terhiqen me njeri-tjetrin. Ne menyre te ngjashme, Teoria e Evolucionit mund te provohet si false nese nje shkencetar arrin te dokumentoje se pershtatja e re e nje organizmi, i cili nuk kishte asnje perfitim nga aftesia per te mbijetuar riprodhohet ose siguron mbijetesen e specieve te tij ne teresi.
Nese Dielli po humbet 5 feet (1.524m) nga diametri i tij cdo ore, a nuk duhej te ishte shume i gjere miliarda vite me pare?
Ky argument vjen nga nje artikull i publikuar me 1979 nga astronomi John Eddy. Pasi studoi vezhgimet nga 1836 e deri ne shekullin e XX ai gjeti se Dielli ishte kontraktuar 2 arc seconds. Ai gjeti prova se diametri i Dielli luhatet cdo 80 vjet te ciklit. Nuk tkurret ne menyre konstante.
Brenda Diellit dhe ne cdo yll jane dy forca oponente: graviteti i larte i yllit qe tenton ta shtype dhe nxehtesia e madhe nga fuzioni nuklear qe tenton ta fryje. Fusha gravitacionale shkakton tkurrjen e lehte te siperfaqes rrit presionin brenda yllit gje qe shpejton reaksionet e fuzionit. Fuzioni i rritur pastaj e shtyn siperfaqen serish mbrapsht dhe cikli vazhdon serish nga e para. Per shkak se Dielli eshte vertete gjigant, rreth 1 milion here me i madh se Toka, ky cikel zhvillohet ne ate qe quajme shkalle te ulet: cdo 80 vjet.
[ References: The Legend of the Shrinking Sun (Till) ]
Perktheu: Genti Mingla
Burimi: http://evolutionfaq.com/
“Floket e bores, kristalet, drita, rrufete dhe dunat e reres jane te gjithe shembuj se si forma jo te gjalla lende organizohen ne struktura me komplekse.”
ReplyDeleteÇfarë mund të themi këtu ?
Po floku i dëborës është i ndërtuar nga forca të pastra natyrore... Dhe po ai është vetë-organizuar dhe ka krijuar struktura komplekse vet-vetiu...
Madje , evolucionisti Lawrence në një debat me Prof.Dr.Michael Behe i thotë:
“Është e vërtetë që në qelizë banojnë makineri të një kompleksiteti të pa—thjeshtëzuar mirëpo, edhe po të shikojmë në mikroskop flokët e dëborës do vërenim një super-kompleksitet mirëpo, a guxojmë të themi që ‘flokët e dëborës’ duhet të jenë veprimtari e një projektimi inteligjent?”
Përgjigja ime është kjo:
Ndërsa ky argument funksionon për struktura si floku i dëborës që janë formuar nga forca natyrore, ai nuk funksionon për informacionin gjenetik, pasi sistemi i informacionit është i përbërë nga makineri që kërkojnë nivele të ngritura të sakta dhe jo-spontane të energjisë së lirë – dhe kristalet ashtu si flokët e dëborës (edhe pse duken komplekse) ato kanë zero energji të lirë ndërsa ndodhin fazat e kalimit.
Projektimi në Sy
ReplyDelete“Fotoreceptorët në syrin e njeriut janë të orientuara larg nga drita në hyrje dhe të vendosura pas nervave përmes të cilave drita duhet të kalojë para se të arrijë tek fotoreceptorët. Përse?
Një sistem vizual ka nevojë për tri gjëra: shpejtësi, ndjeshmëri, dhe rezolucion.
Instalimet elektrike të inversit nuk ndikojnë në shpejtësi.As nuk ndikon në rezolucion (zgjidhje), me përjashtim për një vend/zonë të vogël të verbër në secilin sy.Ju zakonisht nuk e vëreni atë, sepse sistemi vizual trurit tuaj në harmoni lehtësisht e kompenson për zonën e verbër.Ju duhet të bëni ushtrime të veçanta për t'a zbuluar një gjë të tillë.
Po në lidhje me sensitivitetin?
Ndjeshmëria kërkon një retinë të përmbysur.Qelizat e retinës kërkojë më shumë oksigjen se çdo qelizë tjetër në trupin e njeriut,kështuqë atyre u nevojitet shumë gjak.Por,qelizat absorbojnë dritë.
Në fakt, në qoftë se qelizat e gjakut pushtojnë qelizat e retinës,mund të rezultojë një verbëri e pakthyeshme.Duke u përballur larg dritës, qelizat e retinës mund të ushqehen nga enët e gjakut që të mos bllokojnë dritën.Ato mund të jenë aq të ndjeshme saqë kanë mundësi t'i përgjigjen një foton të vetëm,njësia më e vogël e dritës.”
(William Dembski & Sean McDowell, Understanding Intelligent Design: Everything You Need to Know in Plain Language, pg. 55 (Harvest House, 2008), emphasis in original.)
"Askush nuk ka treguar se si funksioni i syrit mund të përmirësohet pa u pakësuar në shpejtësin vizuale të saj, sensitivitet, dhe rezolucion.”(Ibid.fq.54) (informacioni është i marrur nga fq. Evolution News)
Dublikime janë mutacione të cilat duplikojnë nukleotide ose kromozome,dhe në këtë sens,ata shtojnë dy herë të njëjtin informacion në gjenom brenda atyre zonave në të cilat ndodhin.Megjithatë, dyfishimi i materialit me material nuk prodhon material të ri në të njëjtën mënyrë informacioni me informacion nuk shton informacion të ri,por më tepër përsëritje e përsëritje d.m.th vetëm përsërit informacionin ekzistues,e nuk krijon informacion të ri.
ReplyDeleteNëse ndonjë gjë, këto mutacione kanë tendencë për të krijuar kaos (entropi) dhe përçarje në brendësi të gjenomit,e jo progres (zhvillim) evolucionar.Si në fjalët e gjenetistit të popullatave John Sanford nga Universiteti i Kornelit:
“Tashmë është njohur gjerësisht se dublikimi (dyfishimi),nëse ndodhin brenda një teksti të shkruar ose brenda gjenomit të gjallë,ato vetëm shkatërrojnë informacionin.Përjashtime shumë të rralla mund të gjenden kur një dyfishim është i dobishëm [edhe pse nuk shton informacion—JM) në një farë mënyre të vogla (ndoshta duke rezultuar në disa "akordime të mirë—përputhura"),por kjo nuk e ndryshon faktin se dublikimet spontane e shkatërrojnë jashtëzakonisht informacionin ekzistues.Në këtë drejtim, dublikimet janë thjeshtë tipe të tjera të mutacioneve.(Apologeticspress.org)