Tuesday, December 23, 2014

Kohështrirja e Universit në vija të trasha.

  • 0: Big Bang. Koha dhe hapesira krijohen.
  • 10^-43 sekonda: Graviteti ndahet nga tre forcat fondamentale (elektromagnetizmi, forca e dobet dhe e forte nukleare).  Kjo eshte koha me e hershme qe fizikanet teorike kane arritur te analizojne deri me tani. Forca e forte dhe forca elektro e dobet vecohen menjehere me pas.
  • 10^-35 sekonda: Universi zgjerohet, kalon ne nje pershpejtim spektakolar te njohur si inflacion..Ky proces perfshin pjese te vogla rajonesh te hapesires dhe i shperthen ato ne volume me te medha dhe me pas duke i sheshuar gjate procesit.
  • 10^-6 sekonda: Grimcat fitojne mase.  Forcat elektro te dobeta  ndahen ne elektromagnetizem dhe forca te dobeta qe vezhgojme sot. Grimcat sub-atomike fitojne mase.
  • 1 sekond: Grimcat e para perbera.  Protonet dhe neutronet formohen nga nje “supe” shume e nxehte me kuarke dhe gluone.
  • 3 minuta: formohen elementet e pare (me se shumti hidrogjen dhe helium).Universi zgjerohet dhe ftohet aq shpejt sa elementet e rende nuk kane mundesi te krijohen.
  • 380,000 vite: Temperatura e Universit bie mjaftueshem qe protonet dhe neutronet te kapin elektrone. Gjithashtu, per here te pare, drita udheton lirisht ne hapesire dhe mjegulla e Universit pastrohet. Kjo drite mund te detektohet akoma sot si rrezatimi mikrovalor kozmik
  • 30 milion vite:  Yjet e pare ne Univers. Modelet kompiuterike sugjerojne se yjet e pare mund te jene formuar ne kete pike, bashke me krijimin e elementeve te rende.
  • 200 milion vite: Galaktika Udha e Qumeshtit  formohet.  Galaktika, ku ndodhet Toka, nuk u formua shume vone (ne terma kozmik) pas yjeve te pare.
  • 9 miliard vite: Sistemi Diellor formohet.  Disku i materialeve te lene mbrapa pas formimit te Diellit fillojne te behen jo-homogjene.
  • 10 miliard vite: Jeta ne Toke fillon. Efekti i rrezatimit te forte diellor ne “supen” me material organik te hershem mund te kete nxitur fillimin e jetes.
  • 11 miliard vite: Oksigjeni akumulohet ne atmosferen e Tokes. Gazi thelbesor per frymemarrjen e kafsheve shfaqet per here te pare.
  • 13.5 miliard vite: Njerezit e hershem evoluojne ne Afrike. Njerezit moderne shfaqen fillimisht ne kontinentin afrikan dhe kolonizojne pjesen tjeter te planetit.
  • 13.7 miliard vite: Ti po kontrollon kete liste. Origjina e Universit e shpjeguar ne pak fjale. 
Burimi: www.dummies.com/how-to/content/the-origins-of-the-universe-for-dummies-cheat-shee.html

Evolucioni per fillestaret

Nese diskuton rreth evolucionit, ose per gjithcka tjeter ne shkence, duhet te kuptosh kerkimin shkencor qe provon ose rrezon nje teori shkencore.


Permbledhje e procesit shkencor.
Para se shkencetaret te identifikojne dicka si teori, ata duhet te kene prova derrmuese nepermjet kerkimit shkencor. Cdo teori e mire eshte vetem nje eksperiment larg rrezimit te saj. Prandaj, shkencetaret duhet te jene te afte te imagjinojne disa rezultate qe do te shkaktonte refuzimin e saj, ose nxjerrjen false si teori; me pas ata duhet ta kontrollojne here pas here. Faktori qe e ben shkencen shkence ne procesin shkencor:

1.     Bej vezhgime ne natyre.

2.     Formulo hipotezen
Hipotezat sherbejne si pika e fillimit per shkencetaret, ndoshta eshte gabim, ose ndoshta i sakte. Celesi eshte te besh shume testime per ta vertetuar.

3.     Mbledh te dhena shtese per te testuar kete hipoteze.
Me mbledhjen e te dhenave ose mbeshtetet hipoteza jote, ose te detyron ta rishikosh ose ta braktisesh hipotezen.  Mbaj mendHipoteza qe sjellin shkencetaret duhet te jete e verifikueshme. Shkencetaret duhet te jene ne gjendje te imagjinojne nje seri rezultatesh qe mund ta rrezojne dhe pastaj te testojne idete e tyre.

4.     Vazhdo testimin (nese te dhenat nga hapi 3 mbeshtesin hipotezen tende) ose rishiko hipotezen dhe testo serish.
Pas informacionit derrmues  te mbledhur ne mbeshtetje te hipotezes mund te ngresh hipotezen ne nivelin e teorise.

5.     Nese, ne cdo kohe ne te ardhmen, te dhena te reja qe dalin bejne qe ti te rishikosh ose ta rrezosh teorine tende, atehere duhet te fillosh serish nga hapi 1.
Shkencetaret e vertete, asnjehere nuk i injorojne faktet  ose vezhgimet per te mbrojtur hipotezen ose teorine edhe nese ata i kane gjetur vete faktet.

Hapesira kohore e evolucionit: Pema e familjes hominide
Fosilet, per nje numer te gjere speciesh hominide, qe perfshijne primate pre-humane dhe primate humane, jane gjetur nga paleontologet. Ashtu sic tregohet ne kete tabele, specie hominide te ndryshme jane identifikuar nga mbetjet fosile.
Ne kete link ndodhet tabela perkatese:
http://www.dummies.com/how-to/content/evolution-for-dummies-cheat-sheet.html


Kuptimi i terminologjise se evolucionit.
Evolucioni eshte procesi nepermjet te cilit popullatat dhe specie ndryshojne gjate kohes dhe parimet e evolucionit shpjegojne diversitetin e jetes ne Toke dhe perse organizmat jane ne ate forme qe jane. Duhet te kuptosh evolucionin, sepse eshte parimi kryesor shkencor ne biologji:
  • Pershtatja: Ndryshimet qe vijne nga perzgjedhja natyrore.
  • Allele (plural alleles):  Sekuence specifike e ADN ne nje pozicion te caktuar te gjenit (locus) ne nje individ. Nje individ haploid ka nje alel ne cdo locus ndersa nje individ diploid ka dy alele ne cdo locus (nje ne secilin komplet kromozomesh) qe mund te jete e njejte ose e ndryshme.
  • Perzgjedhje artificiale:  Procesi i perzgjedhjes, kur njerezit kontrollojne se cilat karakteristika do te favorizohen, pershembull shumimi selektiv i lopeve qe prodhojne me shume qumesht per te krijuar gjeneraten tjeter te lopeve qumeshtore.
  • Kromozom: .Struktura qelizore qe permbajne ADN. Njerezi jane organizma diploide dhe kane 23 cifte kromozomesh.
  • Genomi diploid: Genomi i nje organizmi qe ka dy komplete kromozomesh. Ne organizmat me riprodhim seksual, prinderit diploide kontribuojne secili me nga nje komplet kromozomesh tek pasardhesi, duke prodhuar nje individ diploid te ri,  genomi i te cilit eshte kombinimi i ADN nga secili prind.  Shembuj organizmash diploide jane gjitaret, zogjte, shume bime, etj.
  • ADN (acidi deoksiribonukleik):  Nje molekule e gjate e perbere nga nga kater nen-njesi te ndryshme (nukleotide). Sekuenca e kater nukleotideve percakton tiparet specifike te individeve.  Nderkohe qe te gjitha organizmat e gjalla kane ADN si material gjenetik, disa (viruset) perdorin nje molekule te ndryshme (RNA, Acidi Ribonukleik), por procesi nga ana tjeter eshte i njejte.
  • Sekuenca e ADN:  Vendosja ekzakte e kater nukleotideve ne nje individ specifik.  Informacioni i sekuences mund te jete per te gjithe genomin ose vetem per nje vendodhje qe perben interes.
  • Evolucioni: Ndryshimi i perqindjes se tipareve te trasheguara (te trashegueshmet) ne nje grup me kalimin e kohes. Per evolucionin koha matet me breza dhe eshte nje nga arsyet perse bakteret evoluojne me shpejt se elefantet.
  • Teoria e evolucionit:  Fusha e kerkimit shkencor qe punon per te kuptuar proceset qe jane pergjegjese per ndryshimet evolutive qe vezhgojme dhe pasojat e atyre ndryshimeve.
  • Pershtatja:  Masa e aftesise se nje organizmi per te kontribuar ne brezin e ardhshem.
  • Gene: Njesia klasike e trashegimise qe drejton te gjitha tiparet qe kalojne nga prinderit tek pasardhesit. Termi paraprin botekuptimin se si procesi i te trasheguarit funksionon realisht duke perfshire ADN. Prandaj, ne artikujt shkencore, funksioni i gjenit kuptohet shume lehte dhe nese jo plotesisht e sakte qendron per locusin dhe alelet dhe identifikohet me sakte si njesia e trashegimise.
  • Variacioni gjenetik:  Faktore te ndryshem, shperthim vullkanesh, renie pemesh, ose rrezimi i avioneve, etj., ndikojne ne popullatat pasuese (pasardhesit).
  • Genome:  Shuma totale e te gjithe ADN se organizmit.
  • Genotipi:  Kombinimi specifik i aleleve qe nje organizimi i nje individi ka.  Genotipi nuk percakton direkt fenotipin (ose tiparet fizike) per shkak te efekteve mjedisore.
  • Genomi haploid:  Genomi i nje organizmi me nje komplet te vetem kromozomesh. Shembuj organizmash haploide jane bakteret dhe kerpudhat qe prodhohen aseksualisht (individet e rinj thjesht ndahen nga ekzistuesit). Individet diploide prodhojne gamete haploide (sperme dhe veze)
  • Locus: Vend i vecante genomin e nje organizmi ku ndodhet informacioni per nje tipar te vecante. Locusi per ngjyren e syve, pershembull, eshte vendi i genomit te nje organizmi qe ka sekuencen e ADN qe kontrollon ngjyren e syve.
  • Mutacionet: Ndryshimet ne nje sekuence te ADN te shkaktuar nga gabimet e replikimit te ADN ose per shkak te faktoreve qe mund te demtojne ADN (psh: rrezatimi).
  • Perzgjedhja natyrore:  Procesi i perzgjedhjes, kur mjedisi natyror eshte forca selektive.
  • Evolucioni natyror:  Evolucioni si rezultat i variacionit gjenetik, kur dy alele te ndryshme jane asnjanese ne perzgjedhje, nuk dallohen ne pershtatje, dhe ndryshimet ne frekuencat e tyre relative mund te shkaktohen vetem nga ngjarje te rastesishme.
  • Fenotipi:  Tiparet fizike qe nje organizem ka, ku perfshihet struktura e trupit, hapesira e kraheve, shpejtesia e vrapimit dhe keshtu me rradhe. Fenoptipi eshte produkt i genotipit dhe efekteve dhe te mjedisit.
  • Perzgjedhja: Kur nje karakter i vecante eshte i favorizuar ne te tille menyre sa organizmi qe e zoteron ate ka me shume mundesi ta kaloje tek pasardhesit e brezit tjeter. Nese karakteri nen perzgjedhje eshte i trashegueshem, atehere frekuenca e perseritjes se ketij karakteri ne brezat e ardhshem rritet.
  • Formimi i specieve te reja (ne anglisht eshte ”Speciation”): . Kur nje grup individesh ne nje specie evoluojne ndryshe nga pjesa tjeter e species con ne akumulimin e mjaftueshem  te materialit gjenetik duke parandaluar dy grupet per t’u kryqezuar.

http://www.dummies.com/how-to/content/evolution-for-dummies-cheat-sheet.html


Cilat prova e mbeshtesin Teorine e Evolucionit?
By Rene Fester Kratz from Biology Workbook For Dummies

Qe kur Darvini propozoi idete e tij per evolucionin biologjik  dhe perzgjedhjen natyrore, linja te ndryshme kerkimi nga dege te ndryshme te shkences kane sjelle prova per te mbeshtetur besimin e tij se evolucioni biologjik ndodh per shkak te perzgjedhjes natyrore.
Per shkak te te dhenave te shumta qe e mbeshtesin idene e evolucionit biologjik nepermjet perzgjedhjes natyrore dhe per shkak se asnje prove shkencore nuk eshte gjetur te provoje se kjo ide eshte false, kjo ide konsiderohet si “teori shkencore”. Shume prova mbeshtesin teorite shkencore dhe ato zakonisht pranohen nga shumica e shkencetareve.
Here’s a brief summary of the evidence that supports the theory of evolution by natural selection:
Ketu eshte nje permbledhje e shkurter e provave qe e mbeshtesin teorine e evolucionit nepermjet perzgjedhjes natyrore:
  • Biokimia e e te gjitha gjallesave ne Toke eshte cuditerisht e ngjashme, duke treguar se te gjithe organizmat ne Toke ndajne nje paraardhes te perbashket
  • Anatomia krahasuese eshte krahasimi i strukturave  te gjallesave te ndryshme.  Figura krahason skeletet e njerezve, maceve, balenave dhe lakuriqit te nates, duke treguar se sa te ngjashme edhe pse keto kafshe bejne nje jete unike te tyren dhe jetojn e ne mjedise krejt te ndryshem.  Shpjegimi me i mire per ngjashmerite eshte eshte se keto skelete nga specie te ndryshme ne Toke kane evoluar nga nje paraardhes i perbashket.
(Figura perkatese ndodhet ne linkun e burimit, poshte)
  • Biogjeografia, studimi i gjallesave neper bote, ndihmon te forcoje teorine e Darvinit per evolucionin biologjik.  Ne thelb, nese evolucioni eshte i vertete, grupe te ndryshem organizmash qe jane te  afert  gjenetikisht do te mblidheshin ne grupe me njeri-tjetrin, sepse organizmat e afert kane ardhur nga nje paraardhes i perbashket. Nga ana tjeter, nese evolucioni nuk eshte i vertete, nuk ka asnje arsye perse grupe te afert (gjenetikisht) organizmash te gjenden afer njeri-tjetrin. Kur, biogjeografet studiojne shperndarjen e organizmave te gjalla sot ose ato qe kane jetuar me pare (nga fosilet), gjejne se shperndarja eshte bere ne ate menyre qe reflekton lidhjen gjenetike midis tyre.
  • Embriologjia krahasuese krahason embrionet nga organizma te ndryshem. Embrionet e shume kafsheve, nga peshku tek njerezit tregojne ngjashmeri, te cilat sugjerojne se kemi nje paraardhes te perbashket.
  • Biologjia molekulare fokusohet ne strukturen dhe funksionin e molekulave qe formojne qelizat. Biologet molekulare kane krahasuar sekuencat e gjeneve midisi specieve duke treguar ngjashmeri edhe midis organizmave shume te ndryshem.
  • Paleontologjia eshte studimi i jete parahistorike nepermjet fosileve.  Te dhenat fosile (te gjitha fosilet qe jane gjetur dhe informacioni qe eshte fituar nga ata) tregojne dhena te detajuara te ndryshimeve te gjallesave gjate kohes.
  • Shembuj modern te biologjise se evolucionit mund te maten nepermjet studimit te rezultateve te eksperimenteve shkencore qe masin ndryshimet evolucionare te popullatave te organizmave qe jane gjalle sot.
  • Datimi me radioizotope vlereson moshen e fosileve dhe te gureve te tjere duke analizuar izotopet ne gure. Izotopet jane forma te ndryshme te atomeve qe perbejne Token. Disa izotope, quhen izotope radioaktive,  leshojne grimca me kalimin e kohes dhe ndryshojne ne elemente te tjere.Shkencetaret e dine shkallen e zberthimit radioaktiv qe ndodh, keshtu qe ata mund te analizojne elementet qe ndodhen ne shkembinj. Datimi me radioizotope  tregon se Toka eshte 4.5 miliard vjet e vjeter, e cila eshte mjaftueshmerisht e vjeter per te lejuar shume ndryshime te specieve ne Toke nepermjet evolucionit biologjik.

 Per secilen pike me siper:
1.     Nje fosil i quajtur Archaeopteryx ka shume karakterika te ngjashme me zvarraniket, zogjte dhe tregon pranine e puplave.
2.     Kodi Gjenetik i te gjitha gjallesave ne Toke eshte i shkruajtur ne te njejtet blloqe kimike.
3.     Disa gjene nga bakteri E. Coli kane sekuenca te ngjashme me gjenet e njeriut.
 4.     Me 1940 infeksionet nga bakteria Staphylococcus aureus  u trajtua me sukses me peniciline. Sot, ekzistojne popullata qe jane komplet rezistente ndaj penicilines natyrale, gjithashtu edhe ndaj penicilines se modifikuar, si methicilin. Keto popullata, te quajtur MRSA jane nje sfide e vertete per profesionistet moderne te mjekesise.
5.     Balenat kane kocka te vogla te padobishme ne pjesen e pasme te trupit te tyre dhe jane shume te ngjashme me kockat kembeve te vertebroreve.
6.     Embrioni njerezor ka verza te hapura si ato te peshqve (peshqit i ruajne gjate zhvillimit, ndersa njerezit jo)
7.     Gjitaret marsupiale (gjitaret si kanguri qe i mbrojne te vegjlit ne “xhep”) jetojne vetem ne disa vende ne bote sot, Australi, Afrike e Jugut dhe ne disa pjese te Amerikes se Veriut. Megjithese Austrialia eshte mijera milje larg nga Amerikat. Ne te kaluaren tre kontinentet ishin te bashkuar si nje mase gjigante toke.
8.     Fosilet per jeten e hershme ne Toke, te cilat duken si qeliza bakteriale, vleresohen nga shkencetaret rreth 3.5 miliard vjet te vjetra.
www.dummies.com/how-to/content/what-evidence-supports-the-theory-of-evolution.html

Perkthyer nga: Genti Mingla

Pyetjet me te shpeshta per evolucionin.

                                        
Cfare eshte evolucioni?

Evolucioni eshte deklaruar thjesht si ndryshim me kalimin e kohes. Gjuhet, shoqerite dhe njohuria kane te gjitha aftesine per te evoluar. Ne biologji, evolucioni i referohet ndryshimit gjenetik te tipareve pergjate kohes.
[References: Wikipedia: Evolution]

Cfare eshte perzgjedhja natyrore?
Perzgjedhja natyrore eshte nje nga mekanizmat qe drejton evolucionin. Karakterizohet gjeresisht si “mbijetesa e me te fortit”, megjithese nuk eshte pershkrimi me i sakte. Eshte tendenca e gjallesave qe jane me te pershtatura me mjedisin per te patur nje shans me te madh per t’u riprodhuar ne krahasim me ato qe nuk jane. Pershembull, ne nje mjedis te ftohte nje kafshe me shume qime ka me shume mundesi te riprodhohet se sa nje kafshe pa qime, perderisa kafsha pa qime do te vdese me shpejt.

[ References: Wikipedia: Natural Selection ]

A nuk eshte evolucioni thjesht nje teori?
Evolucioni kritikohet shpesh nga kundershtaret se eshte “vetem nje teori”. Ky argument eshte vecanerisht i zakonshem ne Amerike, ku fjala “teori” zakonisht nenkupton nje ide te paprovuar. Sidoqofte, ne shkence nje Teori eshte shkalla me e larte e sigurise. Graviteti eshte “thjesht nje teori”. Orbitimi i Tokes rreth Diellit eshte “thjesht nje teori”. Me perkufizim, nje "Teori Shkencore" eshte nje hipoteze qe i ka qendruar testimit rigoroz  dhe eshte e mirembeshtetur ne fakte. Ka prova derrmuese per evolucionin biologjik, ashtu sic ka prova derrmuese per gravitetin.

[ References: Talk Origins: Evolution is a Fact and a Theory ]

Perse nuk konsiderohet evolucioni ligj?
Ky problem shpesh e ben konfuz publikun e gjere, por te dyja fjalet teori dhe ligj kane kuptime te ndryshme. Ne shkence, kuptimet e tyre jane shume te ngjashme. Nje teori eshte nje shpjegim qe mbeshtetet nga “nje trup i konsiderueshem provash”, ndersa ligji eshte nje komplet rregullash te shprehura me “formulime matematikore”. Prandaj ligjeve te Newton-it per levizjen iu referohen si “ligje” dhe jo “teori”. Keto ligje jane shprehur me ekuacione te thjeshte (p.sh. f = ma per Ligjin e Dyte te Levizjes). Evolucioni dhe pjesa me e madhe e biologjise nuk mund te shprehet me ekuacione koncize matematikore, prandaj i referohen si teori.  Nje ligj shkencor nuk eshte me i “mire” apo “me i sakte” se sa nje teori shkencore. Nje ligj shpjegon cfare do te ndodhe nen kushte te caktuara, ndersa teoria shpjegon si do te ndodhe.

[ References: Kennesaw State University: Scientific Laws and Theories ]

A eshte vezhguar ndonjehere evolucioni?
Po. Evolucioni eshte vezhguar ne laborator (semundjet qe pershtaten duke u bere me rezistente ndaj ilaceve) dhe ne natyre (specie te reja nga lulet, minjte, insektet etj. qe zhvillohen).

[ References: TalkOrigins: Observed Instances of SpeciationTalkOrigins: Some More Observed Speciation Events ]

A nuk eshte evolucioni teresisht i rastesishem?
Nderkohe qe eshte e vertete se tipare te reja mund te shfaqen nepermjet akumulimit te mutacioneve te vogla gjenetike te rastesishme nga ana tjeter eshte procesi jo i rastesishem  i Perzgjedhjes Natyrore  qe percakton se cilat tipare do te mbahen dhe cilat do te zhduken. Pershembull, mutacionet e rastesishme mund te shkaktojne qe nje keter kaf te linde kelyshe te bardhe. Por, nese ky keter jeton ne peme me ngjyre kafe ngjyra e tij do te dallohet shpejt nga grabitqaret. Ketri i bardhe nuk do te jetoje mjaftueshem sa per t’u riprodhuar dhe te kaloje keshtu tiparet e tij ne brezin pasardhes. Ne kete mjedis natyra perzgjedh ketrat me ngjyre kafe dhe jo te bardhet. Nese procesi do te ishte i rastesishem, atehere ketrat e bardhe do te mbijetonin po aq mire sa edhe ketrat ngjyre kafe.

 A nuk shkaktojne vetem probleme mutacionet dhe nuk krijojne informacion te ri?
Ndonese eshte e vertete se shume mutacione shkaktojne probleme per organizmin, ndonjehere vdekjeprurese, jo te gjithe mutacionet jane te demshme. Shume mutacione shkaktohen nga gabimet “single-point” nga kopjimi i fijes se DNA. Pershembull, nje fije e ATAGC mund te ndryshoje ne ATATC. Kjo mund te kete tre efekte te medha: efekt demtues, efekt pozitiv ose pa efekt fare. Efektet e demshme, ato qe kercenojne mbijetesen e organizmit, nuk do te akumulohen, sepse ato do ta vrasin organizmin perpara se te kete shanse te riprodhohet. Anasjellas, mutacioni qe nuk shkakton asnje efekt  ose pozitiv do te akumulohet  ne genomin e popullsise. Keshtu funksionon Perzgjedhja Natyrore. “Perzgjedh” efektet pozitive ne genom, sepse vetem ndryshimet pozitive do te akumulohen dhe shtojne pjese te medha te reja te ADN njekohesisht.
Per me shume informacion shiko dublikimi i genomik: www.evolutionfaq.com/faq/how-does-evolution-cause-increases-genetic-information-required-go-single-celled-life-complex-an

[ References: TalkOrigins: Mutations adding information ]

Si e shkakton evolucioni rritjen ne informacionin gjenetik qe kerkohet per te kaluar nga jeta njeqelizore tek kafshet komplekse?
Kjo arrihet nepermjet procesit te quajtur Dublikimi i Gjenit, i cili besohet te luaje nje rol te rendesishem ne evolucion. Per shkak te nje gabimi gjate miozes organizmi mund te perfundoje me dy kopje te te njejtit gjen. Pasi ndodh kjo, mekanizmat e zakonshem te  pikes se mutacionit dhe perzgjedhjes natyrore mund te evoluojne njeren nga kopjet duke e koduar ne dicka plotesisht te re, duke ruajtur nderkohe gjenin origjinal. Per te testuar se sa shume mund te ndodhe dublikimi i gjenit nje eksperiment u performua me 1998. Pas vetem 450 gjeneratash u zbulua se gjenet “hexose transport” ishin dublikuar shume here.

[ References: TalkOrigins: Mutations adding informationWikipedia: Gene Duplication ]

A nuk jane shanset e formimit te jetes ne menyre te rastesishme me pak se nje ne trilion?
Ky pretendim –eshte i bazuar ne llogaritjen e te gjithe miliona molekulave qe ndodhen ne nje qelize te vetme per te formuar rastesisht nje qelize.  Asnje shkencetar nuk beson se jeta eshte formuar ne kete menyre. Ne vend te kesaj shumica e teorive te “abiogjenezes” fillojne me molekula te thjeshta qe vete replikohen dhe qe mund te jene formuar ne menyre te natyrshme. Besohet se keto molekula vete-replikuese kane formuar format e hershme te ADN-se. Pas mijera vjetesh pershtatjeje te gjitha te drejtuara nga procesi jo i rastesishem i Perzgjedhjes Natyrore u zhvilluan mikrobet e para.
Per shpjegime me te hollesishme per perfshirjen e matematikes, iu lutem shikoni artikullin ne kete website: www.evolutionfaq.com/articles/probability-life

[ References: Probability of Abiogenisis Calculations (Talk Origins) ]
Si mund te kete evoluar ADN-ja?
Perderisa nuk ka prove direkt te fosileve per evolucionin e ADN-se (per shkak te permasave dhe brishtesise se saj) shkencetaret kane teorizuar per origjinen e saj bazuar ne prova te verifikuara ne laborator. Nje teori eshte keshtu: ADN fillon si nje peptid vete-replikues  me shume mundesi duke permbajtur me shume se 32 aminoacide, te cilat formohen ne menyre te natyrshme (paksa lehte) ne oqeanet e hershem te Tokes.
Pasi eshte arritur vete-replikimi forcat e Perzgjedhjes Natyrore e marrin persiper procesin. Pershembull, ato molekula qe ishin te mbrojtura nga elementet mbijetuan me gjate dhe u riprodhuan me shume. Keshtu, cdo molekule  qe e gjeti veten ne nje fluske lipidesh, te cilat gjithashtu formohen ne menyre te natyrshme, do te kishte shanse me te medha per t’u riprodhuar. Pas shume hapash te njepasnjeshem  fluskat e lipideve perfundimisht behen membrana qelizore dhe molekula ADN-je.
Per me shume te dhena per probabilitetin e formimit te jetes lexoni kete artikull:www.evolutionfaq.com/articles/probability-life

[ References: Evolution of DNAProbability of Abiogenisis Calculations (Talk Origins) ]

A kane krijuar jete ndonjehere ne laborator shkencetaret?
Deri ne kohen qe eshte shkruajtur ky artikull, jo, shkencetaret nuk kane krijuar kurre jete qelizore ne laborator nga fillimi. Thjesht nuk ekziston teknologjia qe kerkohet per te manipuluar molekulat me ate precizion qe kerkohet per te krijuar te gjitha funksionet e brendshme te nje qelize duke e ndertuar atom pas atomi.
Sidoqofte, shume nga blloqet e rendesishme te jetes jane krijuar vertete ne laborator, duke perfshire aminoacidet, molekulat ARN vete-replikuese, vete-ngjitese dhe flluska lipidesh vete-replikuese (pershembull membrana qelizore), te cilet jane hapa te thelle drejt arritjes se qellimit, kur nje dite do te krijohet nje jete e plote sintetike.

[ References: Life As We Know It Nearly Created in Lab - Live ScienceWikipedia: Miller-Urey Experiment ]

Cfare jane te dhenat e fosileve?
Te dhenat fosile i referohen vendosjes se fosileve per gjate shtresave te Tokes. Fosilet me te vjetra jane te groposura me thelle se sa fosilet e rinj. Shkencetaret studiojne vendosjen e fosileve si udherrefyes per te percaktuar se kur kane ekzistuar format e jetes dhe si ka evoluar. Pershembull, ne e dime se bimet me lulezim kane evoluar nga bimet pa lulezim, sepse ne te dhenat fosile ne shohim fosile qe behen gjithmone me primitive sa me thelle qe shkojme derisa zhduken te gjitha.  Nuk ka lule pertej nje niveli te caktuar. Kjo na tregon se bimet me lulezim evoluan nga bimet pa lulezim dhe me pas filluan te diversifikojne vetveten.  Ky lloj progresi eshte gjetur nepermjet te dhenave fosile.

[ References: Wikipedia: Fossil Record ]

Perse nuk ka me teper fosile te ndermjetme?
Fosilet e ndermjetme formojne uren ne hapesiren midis dy specieve. Per shkak te veshtiresive ne krijimin e fosileve ne radhe te pare dhe per shkak te faktit se speciet e reja formohen shume shpejt dhe ne grupe te vogla, fosilet e ndermjetme mund te jene te rralla ne te dhenat fosile. Sidoqofte, edhe pse ne keto rrethana, ka me mijera fosile te ndermjetme te njohura ne shkence, duke perfshire ato qe ilustrojne evolucionin e peshkut modern, tranzicioni i te cileve ne amfibe, amfibet ne reptile, reptilet ne zogj, reptilet ne gjitare dhe evolucioni i qenies njerezore (si shume specie te tjera).
Per me shume informacion klikoni faqet:
 fossils:http://www.evolutionfaq.com/videos/transitional-fossils
examples:http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_transitional_fossils

[ References: Wikipedia: List of Transitional FossilsTalkOrigins: Transitional Vertebrate Fossils FAQTalkOrigins: 29+ Evidences for Macroevolution ]

Nese njeriu ka evoluar nga majmunet perse ka akoma majmune?
Se pari, njeriu nuk ka evoluar nga majmunet e sotem. Njeriu dhe majmunet e sotem ndajne nje paraardhes te perbashket, i cili eshte zhdukur. Sidoqofte, pyetja vjen nga mungesa e te kuptuarit se si evolucioni funksionon. Evolucioni nuk eshte nje vije e drejte, ku popullata te tera ndryshojne te gjitha ne te njejten kohe ne specie te reja.  Zakonisht, nje grup i vogel vecohet tutje nga nje popullate dhe fillon te evoluoje ne menyre te pavarur nga grupi i burimit. Grupi i burimit nuk ka perse te zhduket dhe zakonisht nuk preket nga zhvillimet ne grupin e vogel. Kjo quhet “Allopatric Speciation” dhe eshte vetem nje nga menyrat, me te cilen speciet e reja mund te evoluojne. Nuk ekziston asgje ne teorine e evolucionit qe thote se popullata e burimit (origjines) duhet te zhduket qe speciet e reja te evoluojne.

[ References: Wikipedia: Allopatric SpeciationWikipedia: Speciation Modes ]
C’mund te themi per hallkat qe mungojne?
Koncepti “hallkat qe mungojne” midis njerezve dhe majmuneve vjen nga shekulli i XIX, kur te dhenat fosile ishin te paplota. Hapesira te medha ndanin speciet, duke hedhur dyshime per teorine e evolucionit. Por, ne 130 vitet e fundit nje bollek me fosile jane zbuluar duke i ngushtuar hapesirat midis specieve. Fosili Australopithecus afarensis i njohur si “Lucy” konsiderohet nje fosil celes qe krijon uren midis njerezve dhe hominideve primitive.

[ References: Wikipedia: Astralopithecus afarensis ]
A mund te besosh ne Zot dhe ne evolucion ne te njejten kohe?
Sigurisht. Shume besime e pranojne evolucionin si shpjegim per nivelin e tanishem te biodiversitetit, zakonisht duke percaktuar se nje krijues dizenjoi Universin fillimisht ose drejtoi procesin e evolucionit. Ne fakt, me 1996, Papa John Paul II riafirmoi pozicionin e Kishes Katolike se evolucioni nuk eshte ne konflikt me Krishterimin.  Evolucioni nuk bie ne kontradikte me filozofine e Bibles, Torah, Kuranit apo cdo tekst tjeter fetar.

[ References: TalkOrigins: God and EvolutionTalkOrigins: Interpretations of Genesis ]
A e terhoqi mbrapsht Darvini evolucionin ne shtratin e vdekjes?
Darvini ishte shume krenar per zbulimet e tij shkencore dhe ka shume pak mundesi qe ai te kete hequr dore nga keto. Nuk ka as edhe nje prove qe te mbeshtese kete histori dhe vajza e Darvinit, e cila ishte prane shtratit te vdekjes se babait te saj, e refuzoi kete pretendim. Por, edhe nese eshte e vertete, nuk do te kishte rendesi.  Evolucioni biologjik eshte provuar shume here eksperimentalisht. Vlefshmeria e nje teorie matet se sa eshte e mbeshtetur nga faktet  dhe jo se kush e beson ate.

[ References: Darwin's Deathbed Conversion - a Legend? (Mitchell, 2009) ]
A po evoluojne njerezit drejt humbjes se gishtit te vogel?
Jo, kjo eshte pak a shume “perralle e vjeter e grave”. Gishti yne me i vogel do te qendroje. Kjo eshte per shkak se organizmat nuk humbasin thjesht tiparet  ose “shtojcat” vetem se ato nuk jane me te dobishme. Do te duhej te kishte nje kercenim per mbijetesen ose riprodhimin tone, si pasoje direkte e te paturit te gishtit te vogel. Ne kete skenar, individet te lindur me gishtin e vogel do te kene avantazh ndaj atyre me gishta me te gjate. Gjate shume gjeneratave kjo mund te shkaktoje qe gishti i vogel te behet gjithmone e me i vogel derisa te zhduket.
Ne kete menyre i humben balenat kembet e tyre te vogla te fshehura, pershembull.  Nje balene me aerodinamike noton me shpejt dhe keshtu shmang grabitqaret dhe e kap ushqimin me lehtesi me te madhe. Kjo beri qe kembet e tyre te behen gjithmone e me te vogla derisa virtualisht u zhduken (megjithese ne skelete mund t’i shohesh akoma).

A eshte e vertete se shumica e shkencetareve nuk e besojne evolucionin?
Jo. Sipas revistes Newsweek 99.95% e shkencetareve amerikane te jetes dhe tokes e pranojne evolucionin si fakt. Sondazhet e Gallup tregojne se 95% e te gjithe e te gjithe shkencetareve e pranojne evolucionin, megjithate duhet te kihet parasysh se kjo perfshin edhe shkencetaret qe studiojne ne fusha qe nuk lidhen me evolucionin, si pershembull shkenca kompiuterike, inxhinieri, etj.  Pjesa me e madhe e shkencetareve e pranojne evolucionin si fakt.  

[ References: Public Beliefs About Evolution and CreationTalkOrigins: Scientists Reject Evolution? ]

Sa e vjeter eshte Toka?
Bazuar ne dhenat eksperimentale nga teknika datimi te pavarura ne dime se Toka eshte afersisht 4.55 miliard vjet e vjeter.

[ References: Talk Origins: The Age of the Earth ]

 A nuk eshte datimi me karbon i dyshimte?
Datimi me radiokarbon eshte vetem nje nga shume teknikat e datimeve “radiometrike”. Megjithese ndotja ne laborator mund te ndodhe vetem ne raste shume te rralla datimi radiometrik mbetet metoda me e besueshme dhe me e sigurte per te percaktuar moshen e nje mostre.  Teknika mbeshtetet ne shkallen e zberthimit konstant te elementeve te ndryshem radioaktive ne moster. Pershembull, datimi me rubidium-strontium mbeshtetet ne zberthimin e rubidium-87 ne strontium-87. Rubidium-87 ka gjysem-kohen e zberthimit 50 milion vjet (sasia e kohes per gjysmen e mases se tij qe te zberthehet ne strontium). Duke perdorur kete, shkencetaret masin sasine e rubidiumit dhe strontiumit ne moster per te percaktuar moshen e saj.

[ References: Wikipedia: Radiometric Dating ]
A nuk e cenon Evolucioni Ligjin e Dyte te Termodinamikes?
Ligji i Dyte shpreh se: “Ne nje sistem te mbyllur, ne te cilin energjia nuk mund te hyje, entropia nuk do te zvogelohet.” Perderisa entropia i referohet zakonisht c’rregullsise, ky ligj duket sikur nenkupton se rregulli nuk mund te dale nga c’rregullsia. Si mund te formohej ne menyre natyrale jeta qe eshte shume e rregullt atehere?  Pergjigjja eshte e thjesht jeta nuk eshte nje sistem i mbyllur. Energjia shtohet ne menyre konstante ne Toke nga Dielli, i cili furnizon bimet, nga te cilat furnizohen forma te tjera jete. Ne kete menyre bimet, pershembull, mund te kene me shume energji se sa farat nga te cilat ato kane mbire.  Por, jeta nuk eshte i vetmi shembull i rregullit nga c’rregullsia. Floket e bores, kristalet, drita, rrufete dhe dunat e reres jane te gjithe shembuj  se si forma jo te gjalla lende organizohen ne struktura me komplekse.

[ References: TalkOrigins: Five Major Misconceptions about Evolution ]


Cfare eshte projektimi inteligjent?
Kjo ka qene pyetja e nje debati te nxehte neper media, shkolla dhe ne shume kisha. Sipas autorit Michael Behe ka struktura te caktuara ne Univers, te cilat i quan "irreducibly complex", per te cilat ai pohon se nuk mund te jene evoluar natyralisht. Ndermjet shembujve te tjere ai jep bacterial flagellum dhe syrin. Nese eshte e vertete keto mund te jene prove per nje “projektim inteligjent”.
Sidoqofte, pjesa me e madhe e komunitetit te shkencetareve e konsideron “projektimin inteligjent” si pseudoshkence ose “junk science”. Strukturat qe Behe dhe te tjeret japin si shembuj kane provuar historine evolucionare. Pershembull, shiko evolucionin e syrit (www.wimp.com/eyeevolution/) ne videon e kesaj faqeje. Se fundmi ne procesin gjyqesor te famshem Dover (Dover Trial, te cilin mund ta lexoni ne linkun perkates:www.en.wikipedia.org/wiki/Kitzmiller_v._Dover_Area_School_District) gjykata vendosi se “pretendimi i profesor Behe’s per “irreducible complexity” eshte refuzuar nga “peer-reviewed research papers” dhe eshte refuzuar nga komuniteti shkencor ne pergjithesi.
Deri me sot nuk ka patur kurre asnje prove qe te jete pranuar nga komuniteti shkencor per “projektimin inteligjent”

[ References: Wikipedia: Intelligent DesignWikipedia: Irreducible Complexity ]

A eshte syri  teper kompleks per te evoluar natyralisht?  
Argumentohet shpesh se syri eshte kaq kompleks sa nuk mund te kete evoluar natyralisht. Idea eshte se syri me vetem “gjysmen” e pjeseve ne vend nuk mund te funksionoje, prandaj evolucioni nuk mund ta kete favorizuar kurre ate dhe sa me kompleks ta kemi syrin aq me e pamundur eshte qe te kete evoluar.
Sidoqofte, evolucioni i syrit eshte studiuar ne menyre te zgjeruar dhe historia e tij eshte pak a shume e percaktuar. Se pari, ishin qeliza te ndjeshme ndaj drites, te cilat thjesht tregonin se nga cila ane ishte Dielli. Nje gjurme e lehte te jep sensin e drejtimit te mundshem. Mukusi ne nje grope fokuson driten. Nese mukusi forcohet kemi lente me te pershtatshme dhe keshtu me radhe.
Ne fakt, cdo faze e zhvillimit te syrit eshte akoma rrotull neper Toke sot. Nje sy i kermillit eshte me pak se “gjysma” e syrit te njeriut, por i sherben kermillit mjaftueshem per te mbijetuar.
Per evolucionin e syrit shikoni kete video: www.wimp.com/eyeevolution/

[ References: Wikipedia - Evolution of the Eye ]
A nuk eshte e vertete se bacteria flagellum nuk mund te kete evoluar?  
Ky qendrim mbahet zakonisht nga mbeshtetesit e “projektimit inteligjent”, por thjesht nuk eshte i vertete. Ky argument vazhdon nga momenti qe flagellum (struktura e ngjashme me bishtin qe shume baktere i ndihmon te “zhyten”) eshte nje “makine” shume komplekse qe nuk mund te kete evoluar natyralisht. Kjo eshte per shkak nese i heq njeren nga proteinat qe perben motorin e flagellum nuk mund te funksionoje me (pretendimi i kreacionisteve).
Sidoqofte, kjo video e tregon shume bukur (www.youtube.com/watch?v=SdwTwNPyR9w) se flagellum funksionon edhe me pak proteina, jo thjesht si flagellum. Cdo pjese e flagellum eshte e perbere tashme nga proteinat ne qelize duke performuar funksione te tjera. Ky eshte nje nder aspektet me interesante te evolucionit: pershtatja mund te ndryshoje rolet ose te kombinohet me pershtatje te tjera per te performuar role te rinj.

[ References: Irreducible Complexity (bacterial flagellum) debunked [Video],Wikipedia: Evolution of Flagella ]
nuk eshte evolucioni thjesht nje religjion tjeter qe kerkon besim?  
Jo. Religjioni eshte nje komplet besimesh i bazuar ne supernatyroren, e cila nga perkufizimi eshte e patestueshme ose e pamundur per t’u hedhur poshte (ose “te paraverifikueshme”). Besimi, ne kuptimin fetar, mund te pershkruhet si “besim pa prova”. Asnje aspekt i shkences nuk funksionon ne kete menyre, perfshire edhe Teorine e Evolucionit.Te gjitha teorite shkencore jane shqyrtuar nepermjet eksperimenteve pergjate viteve dhe jane te gjitha te verfikueshme. Pershembull, Teoria e Gravitetit mund te provohet si false nese nje shkencetar mund te sajoje nje eksperiment, ku dy trupa te mos terhiqen me njeri-tjetrin. Ne menyre te ngjashme, Teoria e Evolucionit mund te provohet si false nese nje shkencetar arrin te dokumentoje se pershtatja e re e nje organizmi, i cili nuk kishte asnje perfitim nga aftesia per te mbijetuar riprodhohet ose siguron mbijetesen e specieve te tij ne teresi.

Nese Dielli po humbet 5 feet (1.524m) nga diametri i tij cdo ore, a nuk duhej te ishte shume i gjere miliarda vite me pare?  
Ky argument vjen nga nje artikull i publikuar me 1979 nga astronomi John Eddy. Pasi studoi vezhgimet nga 1836 e deri ne shekullin e XX ai gjeti se Dielli ishte kontraktuar 2 arc seconds. Ai gjeti prova se diametri i Dielli luhatet cdo 80 vjet te ciklit. Nuk tkurret ne menyre konstante.

Brenda Diellit dhe ne cdo yll jane dy forca oponente: graviteti i larte i yllit qe tenton ta shtype dhe nxehtesia e madhe nga fuzioni nuklear qe tenton ta fryje.  Fusha gravitacionale shkakton tkurrjen e lehte te siperfaqes rrit presionin brenda yllit gje qe shpejton reaksionet e fuzionit. Fuzioni i rritur pastaj e shtyn siperfaqen serish mbrapsht dhe cikli vazhdon serish nga e para. Per shkak se Dielli eshte  vertete gjigant, rreth 1 milion here me i madh se Toka, ky cikel zhvillohet ne ate qe quajme shkalle te ulet: cdo 80 vjet.

[ References: The Legend of the Shrinking Sun (Till) ]

Perktheu: Genti Mingla

Burimi: http://evolutionfaq.com/